Showbiz

Videoja e Britney Spears që nxiti shqetësim tek adhuruesit e saj

Britney Spears

Britney Spears

Ylli i njohur i muzikës pop, Britney Spears, ka shqetësuar adhuruesit e saj pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shfaqet duke kënduar këngën “Kiss” të Prince, ndërsa në sfond shihej shtëpia e saj në gjendje të çrregullt, ka raportuar REALTOR.

Në klipin e regjistruar në rezidencën e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, 43-vjeçarja shfaqet duke kënduar, ndërsa pas saj një divan i bardhë ishte i mbuluar me rroba dhe sende të shpërndara nëpër dysheme. Në një moment shihet edhe një qen duke vrapuar nëpër dhomë.

Skenë nga videoja

Këngëtarja duket se ishte e vetëdijshme për gjendjen e shtëpisë.

Në një tjetër video të publikuar po atë ditë, ajo tha se ndërsa po merrej me ndriçimin, kishte plan të “pastrojë shtëpinë si kurrë më parë”.

VIDEO:

Megjithatë, kjo nuk i qetësoi ndjekësit. 

Asaj i duhet ndihmë, është shumë e dhimbshme ta shohësh këtë”, ka shkruar një adhurues në rrjetin social “X”.

Ndërsa një tjetër tha se është i shqetësuar për kafshët “Qentë e gjorë! Dikush duhet t’i largojë nga aty”.

Spears, e cila i ka mbyllur komentet në videot e saj, ka tentuar t’i qetësonte adhuruesit.

“Këto janë pizhamet e mia, por i vesha këto çizme për të luajtur me ndriçimin… nuk është pamja më elegante, por hej!!!”.

Këngëtarja jeton prej disa vitesh në rezidencën e saj në Thousand Oaks, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Sam Asghari në vitin 2023.

Pas divorcit të finalizuar në muajin maj 2024, ajo mbajti shtëpinë dhe pasurinë e saj, që sipas raportimeve vlerësohet rreth 60 milionë dollarë.