Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira e zgjedh Dua Lipën si artisten me të cilën ka dëshirë të bashkëpunojë

Dua Lipa, Shakria

Dua Lipa, Shakria

Këngëtarja e njohur latine, Shakira, ka thënë se ka dëshirë të bashkëpunojë me shqiptaren me famë botërore, Dua Lipa.

Dëshirën, Shakira e ka shprehur në podcastin e Lele Pons.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pons e ka pyetur këngëtaren me prejardhje nga Columbia, se me kë do të donte të bashkëpunonte në të ardhmen duke i përmendur edhe ikonën e muzikës italiane, këngëtarin e mirënjohur Andrea Bocelli.

“Dua Lipa! Do të kisha qejf të bashkëpunoja me Dua Lipën”, ka thënë Shakira.

Këngëtarja ka thënë gjithashtu se Lipa e flet shumë mirë gjuhën spanjishte.