Sezoni i tretë dhe final i serive të famshme “Squid Game” ka thyer rekordet duke u bërë lansimi më i madh televiziv ndonjëherë për Netflixin.
Përgjatë tri ditëve të para, ka marrë mbi 6.1 milionë shikime, një rekord i ri për platformën me mbi 368.4 milionë shikime. Sezoni i dytë nisi me 68 milionë shikime për katër ditë dhjetorin e kaluar.
Derisa ky është thënë se do të jetë sezoni final, David Fincher është raportuar se po krijon versionin në gjuhën angleze për platformën. Regjisori ka punuar me Netflixin në seri politike dramë si “House of Cards”.
Por, krijuesi i serive “Squid Game” Hwang Dong-hyuk ka thënë se nuk ka informatë zyrtare për versionin në anglisht.