Në platformën Hulu tashmë ka nisur së transmetuari seriali “All’s Fair”, që vjen me një kastë aktoresh të famshme të Hollywodit si Glenn Close, Naomi Watts dhe Sarah Paulson.
Ngjarja në fokus e ka një ekip avokatesh të specializuara në raste të shkurorëzimit, të cilat largohen nga një firmë e dominuar nga meshkujt për të hapur zyrën e tyre. Të ashpra, brilante dhe emocionalisht të ndërlikuara, ato përballen me ndarje me rreziqe të larta, sekrete skandaloze dhe besnikëri të ndryshueshme - si në sallën e gjyqit ashtu edhe brenda grupit të tyre. Në një botë ku paratë flasin dhe dashuria është një fushëbetejë, këto gra jo vetëm që e luajnë me sukses lojën për pushtet, ato madje i ndryshojnë edhe rregullat e lojës.
Kasta e aktoreve plotësohet edhe me emra të tjerë të njohur si, Niecy Nash, Teyana Taylor, Kim Kardashian, Elizabeth Berkley, Brooke Shields, Jessica Simpson dhe të tjerë.
Skenarin dhe regjinë e serialit “All’s Fair” e ka bërë Ryan Murphy, i cili shërben edhe si producent ekzekutiv i projektit.