Showbiz

“Send Help”, trileri i ardhshëm psikologjik i Sam Raimit

Sam Raimi, “Send Help”

Studioja “20th Century” i ka publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm triler, komedi dhe horror të regjisorit Sam Raimi, “Send Help”.

Në rolet kryesore vijnë Rachel McAdams, në rolin e Linda Liddle, një punonjëse e nënvlerësuar dhe e pa respektuar që përfundon e bllokuar në një ishull të shkretë me shefin e saj të tmerrshëm, Bradley Preston, i portretizuar nga aktori Dylan O’Brien, pasi dyshja del të jetë e vetmja që mbijeton nga rrëzimi i një avioni. Në ishull, të dy duhet të kapërcejnë ankesat e së kaluarës dhe të punojnë së bashku për të mbijetuar, por në fund të fundit, është një betejë shqetësuese dhe me humor të errët mes vullnetit dhe zgjuarsisë për t’ia dalë mbanë.

Krahas yjeve McAdams dhe O’Brien, në film luajnë edhe aktorët, Bradley Preston, Edyll Ismail, Dennis Haysbert, Xavier Samuel, Chris Pang dhe Emma Raimi, e bija e regjisorit Sam Raimi.

“Send Help” lansohet nëpër kinema më 30 janar të vitit 2026.