Showbiz

Selena Gomezi dëshiron të vazhdojë të përparojë

Selena Gomez

Selena Gomez fotografuar nga Adrienne Raquel për revistën Allure

Artistja e njohur, Selena Gomez, ka thënë se dëshiron të vazhdojë të përparojë në vitet në vijim.

33-vjeçarja, e cila tashmë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm si këngëtare e aktore, nuk planifikon të ndalet së punuari.

“Dua të vazhdoj të përparojë e të bëhem më e mirë e më e mirë në çdo sferë të jetës time. Dua edhe të përjetoj gjithçka, prandaj është me rëndësi për mua që të përkujdesem për veten”, ka thënë ajo për revistën Allure.
 

Gomez ka arritur shumë sukses edhe përmes brendit të saj të produkteve të bukurisë “Rare Beauty”, kompani kjo që raportohet se ka vlerën 1 miliard dollarë.

Sidoqoftë ajo ka thënë se është e hapur për ide të reja biznesi.

“Dua ta shijoj këtë moment dhe ku i dihet, ndoshta pas disa vitesh nuk do të jem sikur tash, dhe do të jetë ne rregull. Vetëm dua të sigurohem që ta bëj më të mirën, ndërkohë që jam këtu”, ka thënë këngëtarja.
 

Gomez më parë pati thënë se ndihet shumë krenare me atë që ka arritur të krijojë përmes “Rare Beauty”.

Ylli e ka themeluar brendin në vitin 2020, me ambicien për të promovuar gjithëpërfshirje si dhe duke adresuar iniciativa për shëndet  mendor dhe edukim, dhe ka thënë se është shumë e gëzuar me atë që ka arritur brenda një kohe të shkurtër.

“Ndoshta kjo është gjëja më e rëndësishme që kam bërë më kohën time”, pati thënë ajo për People.
 

Ajo gjithashtu ndihet shumë krenare që ka ndihmuar njerëzit të mos ndihen të vetmuar.

“Në ‘Rare’ kemi krijuar një komunitet dhe jam shumë krenare me këtë. Shpresoj që kemi ndihmuar njerëzit që të ndihen më pak të vetmuar dhe ky ka qenë qëllimi ynë kryesor”, pati thënë ylli.
 

Gomezi ka treguar hapur për telashet që ka pasur me shëndetin mendor gjatë viteve të fundit dhe ka ndarë disa këshilla për njerëzit që po kalojnë nëpër kohë të vështira.

“Mundohuni të mos izoloheni. Mendoj se është me rëndësi të kesh momente kur je vet me vetveten. Por kur izolohesh, ndonjëherë ndjenjat e këqija mund të mbesin në brendi”, pati thënë artistja.