Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sabrina Carpenter merr urdhërmbrojtje ndaj një burri

Sabrina Carpenter

Sabrina Carpenter

Foto: Associated Press

Këngëtarja Sabrina Carpenter ka marrë një urdhërmbrojtjeje për pesë vjet ndaj një burri që dyshohet se është paraqitur disa herë në shtëpinë e saj në Los Angeles, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas dokumenteve gjyqësore, burri i identifikuar si William Applegate u arrestua më 23 maj pasi u shfaq pa leje në banesën e artistes.

Megjithatë, ai dyshohet se është kthyer sërish të nesërmen dhe përsëri një ditë më vonë, pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe sigurisë private.

Gjykata e Qarkut të Los Angeles ka urdhëruar që Applegate të qëndrojë të paktën 100 metra larg Sabrina Carpenter, motrës së saj Sarah dhe partnerit të saj për pesë vjetët e ardhshme.

Ekipi i këngëtares kishte kërkuar mbrojtje ligjore duke e cilësuar sjelljen e tij si “të qëllimshme, të kalkuluar dhe shqetësuese”.

Sabrina Carpenter ka deklaruar në gjykatë se nuk e njeh personin në fjalë.

“Ai është një i panjohur për mua. Nuk e kam takuar kurrë dhe nuk kam komunikuar me të. Nuk kam dëshirë ta takoj apo të kem kontakt me të”, ka thënë ajo.

Sipas dokumenteve, Applegate ka kundërshtuar urdhrin dhe ka pretenduar se prania e tij ishte keqinterpretuar, duke bërë edhe deklarata të pazakonta që lidhin veprimet e saj publike me veten e tij.

Gjykata, megjithatë, vendosi në favor të kërkesës së këngëtares dhe e miratoi urdhrin e mbrojtjes për pesë vite.