Ylli i muzikës, Sabrina Carpenter, ka thënë se nuk ka pasur marrëdhënie fort të mirë me rrobat duke theksuar vështirësitë që të gjente veshje të përshtatshme për shkak të gjatësisë që ka.
Duke deklaruar me shaka se “është personi më i shkurtër ndonjëherë”, 26-vjeçarja është shprehur se nuk ka pasur mundësi të shfaqë stilin që ka, pasi nuk mund të gjente veshje që do t’i bënin tamam.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam personi më shkurtë ndonjëherë. Prandaj marrëdhënia ime me modën nuk është edhe aq e mirë. Ditën që e kam kuptuat se s’është rrobaqepësia më ka ndryshuar jeta”, ka thënë ajo në një intervistë me disenjatorin e mirënjohur Marc Jacobs për magazinën Perfect.
Ajo ka shtuar se rrobaqepësinë e sheh si një formë të vërtetë arti.
“Është diçka që të bën të kesh shumë besim në vete... Më pëlqen shumë të luaj e të provoj veshje të ndryshme”, ka thënë Carpenter.
Ajo më herët pati treguar se për stilin e saj inspirohet nga ikona si Brigitte Bardot, Jane Birkin, Dolly Parton si dhe nga nëna e saj.
“Shumë prej veshjeve të tyre më duken sikur janë shumë të afërta me ato që më pëlqen t’i vesh tash. Sigurisht që një pjesë të madhe të stilin e kam marr nga nëna ime, kur ishte e re. Ajo vishej me kostume dypjesëshe shumë të lezetshme e më duket vetja që jam person që duhet të vishet me kostume”, ka thënë ajo.
Këngëtarja ka thënë se inspirohet gjithandej duke shtuar se edhe këngëtarja Rihanna është një nga ikonat e modës nga e cila inspirohet.
Ajo ka thënë se nuk ka qejf ta definojë stilin vetëm më disa brende.
“Ka ditë që dua të vesh funde të shkurtra me çizme të gjata, ka ditë që ndihem më mirë me xhinse të gjëra e bluza të gjëra me mëngë të shkurtra”, ka thënë Carpenter.
Kur bëhet fjalë për sitlin e saj skenik e joskenik, lidhja ndërmjet të dy stileve nuk është po aq strikte sa mund të ju duket njerëzve.
“Kur shkoj për të blerë në market nuk shkoj me veshje skenike, por definitivisht ndihem me shumë vetëbesim me to sa që nuk do të më dukej e çuditshme t’i vishja në ndonjë darkë me shokë e familjar”, ka thënë këngëtarja.