Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ruby Rose akuzon Katy Perryn për sulm seksual

Ruby Rose dhe Katy Perry

Ruby Rose dhe Katy Perry

Foto: Associated Press

Këngëtarja e mirënjohur, Katy Perry, po përballet me një hetim policor në Australi, pasi autoritetet kanë konfirmuar se po shqyrtojnë akuza për sulm seksual të ngritura nga aktorja Ruby Rose, ka raportuar Variety.

Përfaqësues nga policia në shtetin e Victorias kanë bërë të ditur se është hapur hetim për një rast që pretendohet që daton nga viti 2010 në Melbourne.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekipi për Hetimin e Veprave Seksuale dhe Abuzimit ndaj Fëmijëve (SOCIT) po heton një sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur në Melbourne në vitin 2010. Policia është informuar se incidenti ka ndodhur në një ambient në qendër të qytetit. Duke qenë se hetimi është në vazhdim, nuk është e përshtatshme të komentojmë më tej në këtë fazë”, thuhet ne deklaratën zyrtare të autoriteteve.

Aktorja Rose, e njohur për rolin e saj në projektin filmik “Orange Is the New Black”, ka bërë publike akuzat përmes disa postimeve në rrjetin social Threads, duke pretenduar se incidenti ka ndodhur në një klub nate në Melbourne kur ajo ishte në të 20-at.

“M’u deshën pothuajse dy dekada për të folur publikisht për këtë”, ka thënë ajo.

Në një reagim për mediat amerikane, përfaqësuesit e Perryt i kanë mohuar kategorikisht akuzat.

“Akuzat që po qarkullojnë në rrjetet sociale nga Ruby Rose ndaj Katy Perryt jo vetëm që janë plotësisht të pavërteta, por janë edhe gënjeshtra të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Zonja Rose ka një histori të dokumentuar të ngritjes së akuzave serioze publike ndaj individëve të ndryshëm në rrjetet sociale, të cilat janë mohuar vazhdimisht nga personat e përmendur”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të Perryt.

Rose ka deklaruar se planifikon ta raportojë rastin zyrtarisht, ani pse pranon se mund të ketë kaluar afati ligjor për ndjekje penale.

“E imagjinoj që mund të kenë kaluar afatet ligjore, por kjo është edhe më shumë arsye për të provuar”, ka thënë ajo.

Aktorja ka shtuar se do të vazhdojë të ndajë përditësime mbi procesin.

“Kam një listë të gjatë. Do të më marrë më shumë energji sesa mendoj, por do të rikthehem për të informuar të tjerët sapo të jem gati”, ka thënë ajo.

Rasti mbetet në hetim dhe deri tani nuk ka përfundime zyrtare nga autoritetet.