Showbiz

Robbie Williams zbulon frikën më të madhe për karrierën e tij

Robbie Williams

Këngëtari, Robbie Williams, ka pranuar se jeton vazhdimisht me ankthin se në çdo moment mund ta dëmtojë karrierën e tij, pavarësisht se ka kaluar më shumë se 30 vjet në qendër të vëmendjes.

Këngëtari i hitit Angels, i cili më herët ka folur hapur për problemet me ankthin dhe frikën nga skena, ka thënë se ndjenja e pasigurisë nuk i është zhdukur kurrë plotësisht.

Ish-anëtari i grupit “Take That” ka treguar se presioni i performancave live vazhdon ta rëndojë, sidomos për shkak të paparashikueshmërisë së shfaqjeve të mëdha dhe transmetimeve direkte.

“Kam auto korrektues në koncerte dhe është si një litar sigurie. I di këngët, por kam pasur momente në televizion live kur e kam harruar krejt tekstin dhe melodinë”, ka thënë ai në një paraqitje në Virgin Radio, ka raportuar FemaleFirst.

Ai ka shtuar me humor se është sikur ecje mbi litar.

“Mund të biem. Mund të shkaktoj një incident ndërkombëtar në çdo moment, mund ta përfundoj karrierën time në çdo moment! Dhe ky është ankthi me të cilin jetoj dhe flas gjithë kohën”, ka thënë ai.

Këngëtari 51-vjeçar ka pranuar se vuan nga sindroma e impostorit, një ndjenjë e vazhdueshme se nuk e meriton suksesin që ke.

“Është shumë e çuditshme. E gjithë karriera ime ekziston falë guximit dhe shumë pak faktorëve të tjerë. Diku ka rafte të zbrazëta në ndonjë supermarket vetëm sepse unë nuk jam atje – dhe ai do të ishte vendi që do ta meritoj”, ka thënë ai.

Pavarësisht këtyre pasigurive, Robbie Williams së fundmi ka hyrë në histori në Britani, pasi për herë të 16 një album i tij u rendit në vendin e parë të klasifikimeve muzikore.

Albumi i tij më i ri, “BRITPOP”, u ngjit në krye të Official Albums Chart në janar, duke e bërë Williamsin artistin me më së shumti albume numër një në historinë e Britanisë.

Ai e mbante tashmë rekordin për artistin solo me më shumë albume në krye të klasifikimeve, por ky sukses e vendos përfundimisht mbi çdo emër tjetër në historinë e muzikës britanike.

Duke reaguar ndaj këtij momenti historik, Robbie Williams ka thënë se “BRITPOP është albumi që gjithmonë ka dashur ta realizojë dhe fakti që u bë albumi i tij i 16-të numër një do të thotë gjithçka për të.

“Faleminderit të gjithë fansave që kanë qenë me mua në çdo hap. Ju i keni bërë ëndrrat e mia realitet”, ka thënë ai.

Në një intervistë për BBC-në, ai ka shtuar: “Kjo është e pabesueshme. Absolutisht e pabesueshme.
“Gjithmonë kam thënë se suksesi im është si një litar i shtrirë nga Stoke-on-Trent deri në Hënë. Tani mendoj se ai litar është zgjatur edhe më shumë dhe po rrotullohet rreth Venusit.

“Është thjesht sensacionale ajo që ka ndodhur. Ndihem si Forrest Gump-i i pop-it. Do ta marr këtë javë, të paktën, për t’ia kujtuar vetes sa me fat jam. Sepse për një kohë nuk kam mundur ta bëj këtë, për shkak të sëmundjes mendore apo çfarëdo qoftë. Por tani jam në një vend ku kopshti po lulëzon dhe unë po shikoj prapa me qetësi. Dhe mendoj se ky është arritja më e madhe – që mund të ulem në atë moment, të marr frymë thellë dhe të buzëqesh”, ka theksuar ai.