Ylli i mirënjohur i muzikës, Robbie Williams, ka treguar se ka ndaluar së përdoruri rrjetin social të njohur si “Twitter” e tash “X”, pasi postimet që bënte, mund të ia prishnin karrierën.
Ai ka thënë se shakatë që bënte nëpër postime, nuk kuptoheshin siç duhet nga masa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk jam në X. Po ma prishte karrierën”, ka thënë këngëtari për revistën Observer duke cituar një shaka që kishte bërë, ndërkohë që mori kritika nga disa persona të cilat nuk e kuptuan.
Ylli tregoi se reagimet e këtyre personave e bënë atë që të vendoste të mos e përdorte më këtë rrjet social.
“Nuk mendoj se X është për mua”, ka thënë tutje Williams duke treguar se ishte shqetësuar se mos njëra nga shakatë e tij do të ia anulonte ndonjë koncert.
“Unë jam Robbie Williams, dhe i përkas rrethit të personave të famshëm dhe nuk është mirë të bëjë sjellje të këqija sepse do të krijoja konfuzion, gjë që më pëlqen por gjithashtu, kjo gjë, do të mund të anulonte koncertet e mija”, shpjegon tutje ai.
50-vjeçar është adhurues i madh i rrjetit social Instagram dhe ka pranuar se kalon shumë kohë aty.
“Pasi jam i varur, mendoj se jam i varur nga ky rrjet social tash”, ka thënë këngëtari.
Robbie Williams është i martuar me Aya Dield dhe bashkë kanë katër fëmijë.