Showbiz

Rita Ora thotë se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj

Rita Ora

Rita Ora ka deklaruar se i ka propozuar bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs, duke e thyer traditën.

Këngëtarja 34-vjeçare e cila është martuar me Waititin në vitin 2022, ka ndarë historinë në podkastin e  Davina McCall, duke shpjeguar se përmbysi traditën dhe mori vetë përsipër propozimin.

Ajo tha: “Unë e bëra të gjithën vet. Ne ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, të mbushur me balona dhe me ëmbëlsira”.

“Ai tha ‘oh çfarë është kjo, dita e Shën Valentinit?’ I thash ‘oh nëse thua jo, do të më duhet t’i heq rrobat’. Sidoqoftë unë u ula në gjunjë dhe Taika absolutisht e adhuroi këtë gjë”.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022 në Los Angeles.

Dyshja që ishte në marrëdhënie shoqërore për vite me radhë para se të hynin në lidhje romantike në vitin 2021, planifikuan dasmën në dy javë, që të siguroheshin që vajza e Taikas të mund të shkonte.

Ceremonia private kishte vetëm tetë persona, duke përfshirë motrën e Ritës, Elenën, e cila e shoqëroi deri në altar dhe vajzën e Taikas.