Showbiz

Gjenden të vdekur regjisori i Hollywoodit, Rob Reiner dhe gruaja e tij

Rob dhe Michelle Reiner

Rob dhe Michelle Reiner

Foto: Associated Press

Regjisori e aktori legjendar i Hollywoodit, Rob Reiner, dhe gruaja e tij, Michelle, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Autoritetet janë duke e hetuar rastin pasi policia e zjarrfikësit janë thirrur për të shkuar në shtëpinë e çiftit të dielën, ka njoftuar BBC.

Reiner njihet për filma klasikë përfshirë, “The Princess Bride”, “This is Spinal Tap”, “When Harry  Met Sally”, “Misory” dhe “A Few Good Man”.
 

Rob Reiner dhe gruaja e tij Michelle Reiner

“Me dhimbje të thellë ju lajmërojmë për vdekjen e Michelle dhe Bob Reiner. Na është thyer zemra për këtë humbje të papritur dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”, ka thënë një përfaqësues i familjes në një deklaratë për mediat amerikane.

Policia ka deklaruar se një njëri 78 vjeç dhe një grua 68 vjeçe janë gjetur të vdekur në shtëpi, por policët nuk e identifikuan çiftin menjëherë e as rrethanat e vdekjes.
 

Policia gjithashtu ka deklaruar se nuk ka pasur të arrestuar dhe momentalisht as të dyshuar.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka lëshuar një deklaratë përmes së  cilës e ka konfirmuar vdekjen e çiftit.

Newsom ka thënë se i është “thyer zemra” nga këto vdekje dhe e ka quajtur Reinerin “gjeni me zemër të madhe që krijoi shumë histori klasike të cilat i duam”.
 

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle, gjithashtu thanë se ju është thyer zemra kur dëgjuan këtë lajm.

“Arritjet e Robit në film e televizion na kanë dhënë shumë histori të mira. Por, përtej të gjitha këtyre historive që ka prodhuar ka pasur besim të madh tek mirësia e njerëzve, dhe gjatë tërë jetës është përkushtuar ta vinte në pah atë mirësi. Bashkë, ai dhe gruaja e tij, jetonin jetën e tyre të definuar nga qëllimi. Do të kujtohen për vlerat dhe për inspirimin e shumë njerëzve. Ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që i donin”, thuhet në deklaratën e Obamas.

Djali i komedianit, Carl Reiner, e filloi karrierën në vitin 1960 dhe u bë i njohur me rolin e Meathead, në shouin televiziv “All in The Family” në vitin 1970, për të cilin u shpërblye me dy çmime “Emmy”.

Ai arriti sukses më të madh projektin filmik “This Is Spianl Tap” në vitin 1984. Pastaj erdhën filmat klasik të Hollywoodit, regjinë e të cilëve e bëri Reiner, përfshirë “Stand By Me” (në vitin 1986), “The Princess Bride” (në vitin 1987), “When Harry Met Sally” (në vitin 1989), “Misery” (në vitin 1990) dhe “A Few Good Men” (në vitin 1992), puna në të cilët e çoi në nominim për “Filmin më të Mirë”,  në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Ai iu bashku ekipit të filmit “Spinal Tap” për të bërë vazhdimin e shumëpritur “Spinal Tap II: The End Continues”, i cili u lansua këtë shtator.

Reiner ka qenë edhe bashkëthemelues i produksionit shumë të suksesshëm “Castle Rock Entertainment”

Ai ishte i martuar me aktoren Penny Marshall nga viti 1971 deri në vitin 1981 dhe e birësoj të bijën e Marshallit, aktoren Tracy Reiner.

Në vitin 1989, ai u martua me Michelle Reiner, e cila ishte aktore, fotografe dhe producente, me të cilën ka tre fëmijë.

Michelle ka qenë pronare e agjencisë së fotografisë “Reiner Light” si dhe shtëpisë së produksionit.