Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Spekulime për romancë mes Pamela Anderson dhe Tom Cruise

Pamela Anderson

Pamela Anderson

Foto: Associated Press

Aktorja, Pamela Anderson, raportohet se është e hapur për ta gjetur sërish dashurinë, ndërsa vazhdojnë spekulimet për një afrim të mundshëm me aktorin e mirënjohur, Tom Cruise, ka raportuar FemaleFirst.

58-vjeçarja, ka kaluar dy vjetët e fundit duke punuar për rikthimin e karrierës së saj në Hollywood përmes projekteve që morën vlerësime të mira nga kritika, përfshirë filmin “The Last Showgirl” të regjisores Gia Coppola. Filmi ka rikthyer vëmendjen ndaj aktores pas dekadash famë si ylli i serialit “Baywatch” dhe filmave kult si “Barb Wire”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zërat për një lidhje mes Anderson dhe Cruise nisën pasi u raportua se ylli i filmit “Mission: Impossible” kishte mbetur i impresionuar nga interpretimi i saj në “The Last Showgirl”.

Këto spekulime vijnë në një periudhë kur Pamela ka rikthyer fuqishëm imazhin e saj publik falë dokumentarit të “Netflixit”, “Pamela, A Love Story”, si dhe rikthimit në skenën teatrale me shfaqjen “Chicago”.

Një burim ka thӕnë për Daily Mail se Anderson “po krijon hapësirë për dashurinë në jetën e saj”, pas “disa vitesh të ngarkuara duke provuar veten”.

Ndërsa një tjetër burim i ka thënë National Enquirer se Cruise kishte filluar t’i kushtonte vëmendje Andersonit pasi pa punën e saj në “The Last Showgirl”.

“Filmi bëri që njerëzit ta shohin Pam në një dritë krejt tjetër, përfshirë edhe Tomin. Ata kanë qenë në kontakt që atëherë”, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit person, “mes tyre padyshim ekziston një shkëndijë”, ndërsa ka shtuar se edhe njerëz të tjerë pranë aktorit e kanë vënë re afrimitetin e tyre.

Së fundmi, Anderson ishte përfolur për një lidhje me aktorin Liam Neeson, kolegun e saj në ribërjen e filmit “The Naked Gun”.

Thashethemet për romancë u shtuan gjatë turit promovues të filmit verën e kaluar, pasi dyshja u panë shumë të afërt gjatë intervistave dhe paraqitjeve në tapetin e kuq.

Në atë kohë, burime për Page Six kishin deklaruar se Anderson dhe Neeson “po përpiqeshin t’i kuptonin gjërat mes tyre”.

Në muajin dhjetor, Anderson e ka konfirmuar vetë se ata kishin pasur një lidhje të shkurtër romantike pas përfundimit të xhirimeve.

“Patëm një lidhje romantike për një kohë të shkurtër, por vetëm pasi mbaruam xhirimet. Jam e sigurt se do të jemi gjithmonë pjesë e jetës së njëri-tjetrit”, ka thënë ajo për People.

Ndërkohë, Cruise vazhdon të jetë një nga yjet më të përfolur të Hollywoodit, sidomos pas suksesit të vazhdueshëm të serisë “Mission: Impossible” dhe pritjes për projektet e tij të ardhshme, përfshirë “Mission: Impossible -The Final Reckoning”.

Së fundmi, emri i tij u lidh edhe me aktoren Ana de Armas. Raportet pretendonin se ata kishin qenë në një lidhje për disa muaj para se të ndaheshin në muajin tetor të vitit të kaluar.

Sipas burimeve, de Armas ishte ndier “në siklet me shpejtësinë me të cilën po zhvillohej marrëdhënia”.

Anderson ka folur hapur vitet e fundit për rikthimin e kontrollit mbi jetën dhe imazhin e saj publik, pas dekadash nën vëmendjen e tabloideve gjatë martesës me Tommy Lee dhe skandalit të publikimit të videos private intime të çiftit në vitet 1990.

Dokumentari “Pamela, A Love Story” riktheu në vëmendje atë periudhë, por edhe suksesin e serialit “Baywatch”, i cili e bëri Andersonin një nga figurat më të njohura televizive në botë gjatë viteve ’90.