Showbiz

Raportohet se James McAvoy është sulmuar në Toronto

James McAvoy

James McAvoy

Foto: Associated Press

Sipas revistës People, aktori i njohur James McAvoy është goditur papritur nga një person tjetër në barin Charlotte’s Room të hënën në mbrëmje, vetëm dy ditë pas premierës së filmit të tij të parë si regjisor, “California Schemin’”, në festivalin e filmit në Toronto.

“James po kalonte një mbrëmje të qetë me producentët e filmit të tij dhe, siç mësoi më vonë nga stafi, aty kishte një burrë që kishte pirë shumë dhe po e nxirrnin jashtë. Shpina e James ishte kthyer nga ai, dhe burri thjesht e goditi”, ka thënë për People, një burim i afërt me aktorin.

Revista EW ka raportuar se McAvoy nuk kishte pasur asnjë ndërveprim të mëparshëm me burrin dhe as nuk e kishte provokuar sulmin.

Sipas tyre, klientë të tjerë të barit Charlotte’s Room ndërhynë menjëherë për ta ndalur burrin, i cili më pas u nxor jashtë.

Pas incidentit, McAvoy raportohet se qëndroi në bar dhe madje e mori me sportivitet, duke qeshur për ngjarjen bashkë me klientë të tjerë dhe stafin.

Filmi “California Schemin’” është bazuar në historinë e vërtetë të dyshes së repit skocez “Silibil N’ Brains”, të cilët u prezantuan si amerikanë për të siguruar një kontratë muzikore, një ngjarje që më parë ishte treguar edhe në dokumentarin “The Great Hip-Hop Hoax” të vitit 2013.