Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Queen Latifah reagon pas anulimit të serialit “The Equalizer”

Queen Latifah

Queen Latifah

Foto: Associated Press

Pas pesë sezoneve në serialin e suksesshëm të televizionit CBS, “The Equalizer”, i cili është anuluar zyrtarisht, aktorja Queen Latifah, që ka luajtur rolin e Robyn McCall, ka një mesazh për adhuruesit, ka raportuar The New York Post.

“Të futesha në një rol si Robyn ishte gjithçka që shpresoja. ‘The Equalizer’ i tejkaloi ëndrrat tona. Faleminderit ekipit dhe më së shumti adhuruesve, ju jeni arsyeja pse vazhduam”, ka shkruar 55 vjeçja në një postim në rrjetin social Instagram.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo i ka këshilluar adhuruesit që të mos shqetësohen duke iu thënë se “do të kthehem sërish, gati për aksion, me diçka të re shumë shpejt”.

Latifah, e cila filloi karrierën si repere dhe bëri histori me projektin “Living Single”, ka qenë një figurë e fuqishme për përfaqësimin e grave afroamerikane në role udhëheqëse në televizion.

Në një intervistë për Variety, ajo pati shpjeguar se gjithmonë kërkon mënyra për të “shtyrë kufijtë”.

Latifah ka theksuar edhe se mbështetja e adhuruesve ka qenë jetike.

“Ju keni qenë besnikë, të zhurmshëm dhe gjithmonë me ne. Kjo do të thotë gjithçka për mua”, ka thënë ndër të tjera ylli.