Filmi “Project Hail Mary”, në të cilin luan aktori i njohur Ryan Gosling, vazhdon të dominojë arkëtimet në kinema, duke mbajtur vendin e parë për javën e dytë radhazi.
Filmi ka fituar 54.5 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës së dytë, ndërsa në total ka arritur në 164.3 milionë dollarë në SHBA. Rënia prej vetëm 32 për qind krahasuar me javën debutuese tregon se filmi pritet të jetë jetëgjatë në kinema dhe po shndërrohet në projektin filmik më të shikuar e të madh të vitit 2026, ka shkruar Variety.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTraileri i flmit “Project Hail Mary”:
Ky sukses është lajm shumë i mirë për Amazon MGM Studios, që së fundmi ka vendosur të fokusohet më shumë në filma për kinema.
Filmi konfirmon edhe fuqinë e Gosling në arkëtime, pas sukseseve të tij në “Barbie” dhe “La La Land”. Në këtë projekt, ai luan rolin e një mësuesi që niset në një mision të dëshpëruar për të shpëtuar planetin.
Regjinë e kanë bërë Phil Lord dhe Christopher Miller, ndërsa historia bazohet në librin e autorit Andy Weir, i njohur edhe për romanin që u adaptua në filmin “The Martian”.
Në anën tjetër, filmi i ri “They Will Kill You” ka dështuar në mënyrë të dukshme, duke fituar vetëm 5 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë. Ani pse kishte një buxhet rreth 20 milionë dollarë, rezultati konsiderohet i dobët për studiot Warner Bros. dhe New Line Cinema.
Filmi ka në rol kryesor Zazie Beetz dhe tregon historinë e një pastrueseje që punësohet në një ndërtesë ku ndodhin zhdukje misterioze. Në kast bëjnë pjesë edhe Patricia Arquette, Heather Graham dhe Tom Felton.
Ky është një fillim i dobët për drejtuesit e studios, Michael De Luca dhe Pam Abdy, sidomos pasi projekt i tyre, “The Bride”, kishte dështuar më herët me vetëm 23.2 milionë dollarë globalisht.
Në vendin e dytë këtë fundjavë u rendit filmi familjar “Hoppers” nga Disney dhe Pixar, me 12.2 milionë dollarë, duke arritur në rreth 297.6 milionë dollarë në nivel global.
Ndërkohë, filmi romantik “Reminders of Him”, i bazuar në librin e Colleen Hoover, ka arritur në 41.1 milionë dollarë në SHBA.
Një tjetër zhgënjim është edhe filmi horror “Ready or Not 2: Here I Come”, që në javën e dytë fitoi vetëm 4 milionë dollarë, duke arritur në një total modest prej 16.3 milionë dollarësh.
Në publikime më të kufizuara, “The AI Doc: Or How I Became an Apocaloptimist” trajton rreziqet dhe potencialin e inteligjencës artificiale, ndërsa “Alpha” nuk arriti të tërheqë shumë publik.
Ndërkohë, rikthimi në kinema i filmit klasik “The Mummy Returns” solli edhe 600 mijë dollarë shtesë, ndërsa studioja Universal Pictures po planifikon një vazhdim të ri me aktorët origjinalë.
Java e ardhshme pritet të sjellë konkurrencë të fortë me publikimin e “The Super Mario Galaxy Movie”, që parashikohet të jetë një nga hitet më të mëdha të vitit.