Princi Harry dhe dukesha e Sussexit, Meghan, kanë ndarë një fotografi të rrallë të fëmijëve të tyre në kartolinën e Krishtlindjeve këtë vit.
Kartolina, e publikuar ditë më parë, përmban një kolazh imazhesh të shkrepura gjatë vitit, ka shkruar CNN.
Në një foto familjare të rastësishme, Harry dhe Meghan shfaqen krahëhapur, ndërsa Princi Archie, 5 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 3 vjeçe, vrapojnë drejt tyre, fytyrat e të cilëve janë të fshehura nga kamera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kartolinë shfaqen edhe pesë imazhe të tjera. Në të gjitha tregohen aktivitete të familjes nga ky vit.

“Me anë të këtij mesazhi nga zyra e Princ Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, Archewell Productions dhe Archewell Foundation, ju urojmë një sezon të gëzuar festash dhe një vit të ri plot lumturi", thuhet në kartolinë.
Ky vit shënon herën e parë që nga 2021 që Harry dhe Meghan kanë lansuar një kartolinë Krishtlindjesh që përfshin fëmijët e tyre, të cilëve ata u japin shumë rëndësi për ruajtjen e privatësisë.
Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore gjithashtu kanë publikuar kartolinat e tyre të Krishtlindjeve.
Për kartolinën e tyre këtë vit, mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla kanë zgjedhur një foto relativisht joformale të shkrepur në muajin prill në kopshtin e pallatit Buckingham.