Ylli i këngës “Circles”, Post Malone kishte planifikuar të niste turneun “Big Ass Stadium Tour Part 2” më vonë këtë muaj, por ai tani është shtyrë dhe do të fillojë më 9 qershor në Charlotte, North Carolina, më shumë se tre javë më vonë se data fillestare. Si pasojë, gjashtë koncerte janë anuluar plotësisht, përfshirë ndalesa në Texas, Louisiana, Alabama dhe Florida.
Post Malone e mori këtë vendim pasi kishte premtuar këngë të reja për adhuruesit e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përshëndetje njerëz të festës, shpresoj të jeni duke kaluar një ditë të mirë dhe duke bërë atë që doni me njerëzit që doni. E vërteta është se ju premtova muzikë të re, por nuk kam kohë ta përfundoj para se të nisë turneu. Nuk jemi ende gati, prandaj po e shtyj turneun rreth 3 javë për ta përfunduar muzikën”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.
Ai kërkoi falje për fansat që kishin planifikuar të merrnin pjesë në koncertet e anuluara, duke thënë se mezi priste të performonte për ta.
Post Malone, emri i vërtetë Austin Post, tha se pritja do t’ia vlejë.
“Po punojmë për një album të dyfishtë dhe mezi pres të performoj për ju. Nuk e kam harruar Stoney – ju dua dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti”, ka thënë ai.
Muajin e kaluar, këngëtari 30-vjeçar la të kuptohet se albumi i tij i ardhshëm “The Eternal Buzz” mund të ketë 40 këngë, pasi publikoi një listë bosh me 40 këngë në Instagram me mbishkrimin “coming soon”.
Vitin e kaluar, ai kishte deklaruar se kishte krijuar rreth 35 këngë për albumin e ri country, pas suksesit të albumit F-1 Trillion (2024).
Duke folur për Billboard para performancës në Coachella 2025, ai tha se po punonte ngushtë me artistë nga Nashville si Ernest, Hardy dhe Thomas Rhett, duke u shprehur shumë entuziast për projektin e ri.
Ai shtoi se ende po përpunonte materialin, por tashmë kishin shumë këngë të gatshme.