Showbiz

“Pija” i bashkon 2Tonin dhe Dafina Zeqirin

2Ton

“Pija” titullohet kënga më e re që kanë publikuar dy këngëtarët e njohur kosovarë, 2Ton dhe Dafina Zeqiri.

Kënga është produkt Nego.

Për melodinë janë kujdesur vetë 2Toni dhe Dafina Zeqiri. Ata janë kujdesur edhe për tekstin, për të cilin janë ndihmuar edhe nga Ghulo.

Ky s’është bashkëpunimi i parë i Dafinës dhe 2Tonit. 10 muaj më parë ata patën publikuar “Qaj qaj”.