Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, për pak sa nuk ka pësuar një aksident në skenë duke përformuar live në Australi.
Ajo gati sa nuk ra nga një sferë e cila ishte pjesë e koreografisë së saj e në të cilën po performonte.
Ylli 40-vjeçare e menaxhoi mosfunksionimin e pajisjes në mënyrë profesionale të dielën.
Fansat i kanë shpërndarë pamjet në rrjetin social X, derisa këngëtarja po lëshohej nga sfera metalike që mbahej nga disa kabllo.
Pasi drejtuesit e lëshuan helikën, sfera filloi të ngrihet duke u anuar dhe duke bërë që Perry të humb ekuilibrin. Ajo shpejt veproi duke kapur kabllot derisa sfera ende po lëkundej e anuar.
Pas disa sekondave, drejtuesit iu afruan sferës e cila tashmë ishte ulur. Turneu i cili ishte mbështetje e albumit të gjashtë, është turne që Perry paralajmëroi se do të jetë “turne i madh i tipit të Disneylandit me rrota”.
Këngëtarja ka shkruar: “Faleminderit Australia që keni qenë gjithmonë këtu për mua. Kjo ka vlerë sa e gjithë bota”.