Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Performanca e Bad Bunnyt në “SuperBowl” ka thyer rekorde globale shikueshmërie

Bad Bunny në "SuperBowl"

Bad Bunny në "SuperBowl"

Foto: Associated Press

Performanca e këngëtarit të njohur, Bad Bunny, në “SuperBowl” ka thyer rekorde globale shikueshmërie, me mbi 4 miliardë shikime brenda 24 orëve të para.

Sipas National Football League (NFL), Roc Nation, që bashkëprodhoi shfaqjen, dhe Apple Music, sponsori kryesor i spektaklit që mbahet në pauzën ndërmjet dy ndeshjeve te lojës së futbollit amerikan, performanca arriti 4.157 miliardë shikime në total, ka raportuar The Rolling Stone.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto përfshijnë transmetimet globale live, si dhe shikimet në YouTube dhe rrjete sociale.

Ndërkohë, të dhënat nga Nielsen Big Data + Panel kanë treguar se vetëm transmetimi live i “SuperBowl” në SHBA u ndoq nga 128.2 milionë shikues gjatë perfomancës së Bad Bunnyt.

Kjo e rendit performancën e tij ndër më të ndjekurat në historinë e “SuperBowl”, menjëherë pas spektaklit rekord të reperit Kendrick Lamar vitin e kaluar, i cili kishte 133.4 milionë shikues.

Suksesi në “SuperBowl”, i kombinuar me fitoren e çmimit “Grammy” për “Albumi i Vitit”, pati ndikim të menjëhershëm në karrierën e artistit portorikan.

Një javë pas ndeshjes së madhe, kënga e tij “DtMF” kryesoi top-listën Billboard Hot 100, duke u bërë hiti i tij i parë solo në vendin e parë.

Më herët, bashkëpunimi i tij me Cardi B dhe J Balvin, “I Like It”, kishte arritur numrin një në vitin 2018.

Gjithashtu, albumi i tij “DeBÍ TiRAR MáS FOToS” u rikthye në krye të klasifikimit Billboard 200 Albums.

Pas “SuperBowlit”, Bad Bunny nisi fazën e radhës së turneut botëror “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”.

Ai përfundoi së fundmi dy koncerte në Sydney, të Australisë, dhe më 7 mars është planifikuar të performojë në Tokyo.

Turneu evropian pritet të nisë në fund të muajit maj dhe do të zgjasë deri në fund të korrikut.