Reperi P.Diddy po e merr seriozisht të qëndruarit esëll ndërkohë që është në burg, sipas përfaqësuesve që po i mohojnë pretendimet se ai është zënë duke pirë alkool.
56 vjeçi i cili po vuan dënimin prej 50 muajsh burgim, nga qendra e paraburgimit në Brooklun, është transferuar në New Jersey, pasi është shpallur fajtor për dy akuza për transportim të personave për të marrë pjesë në prostitucion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i reperit i ka mohuar pretendimet se ai është zënë duke pirë alkool në burg, duke insistuar se ai është duke e marrë shumë seriozisht të qëndruarit esëll e i pastër.
“Ka pasur disa raportime të rreme për z.Combs. Ai nuk ka thyer asnjë rregull të burgut. Te qëndruarit esëll e disiplina janë prioritet për të, dhe po i merr seriozisht. Kjo është vetëm java e tij e parë në Fort Dix të New Jerseyt, dhe fatkeqësisht, shumë thashetheme do të dalin ndërkohë që do të qëndrojë aty. Kërkojmë nga publiku e nga shtypi t'i japin privatësi që të mund të fokusohet në rritjen personale e të mirën, që të mund të përparojë në paqe”, ka thënë zëdhënësi për revistën Poeple
Një deklaratë ku mohohen thashethemet për konsumimin e alkoolit, është lëshuar edhe në llogarinë e P.Diddyt në rrjetin social X.
“Thashethemet që pretendojnë se z.Combs është zënë duke konsumuar alkool janë tërësisht të rreme. Fokusi i tij i vetëm është të jetë versioni më i mirë i vetes së tij e të rikthehet te familja”, thuhet në deklaratë.
Ekipi i tij i avokatëve mbrojtës pati kërkuar që ylli të transferohej në institucionin korrektues në New Jersey, për shkak se kjo qendër burgimi konsiderohet se i ka programet më të mira për rehabilitimin nga droga.
Më parë, themeluesi i “Bad Boy Records”, është ankuar se ka pasur incidente të këqija në burgun e Brooklynit, pasi një nga shokët e tij, Charlucci Finney, pati thënë se reperi është zgjuar nga gjumi ndërkohë që një person i kishte vënë thikën te fyti.
“Nuk e di a e është përleshur me atë person apo nëse kanë ardhur rojet, vetëm e di se ka ndodhur”, pati thënë ai.