Është raportuar se reperi Sean Combs, i njohur si P.Diddy, i cili është dënuar për krime në lidhje me prostitucion e shantazh, e ka shitur aeroplanin privat, disa muaj pasi është dënuar.
56-vjeçari, aktualisht është duke vuajtur dënimin prej 50-muajsh burgim, pasi u dënua në muajin korrik të vitit 2025.
Sipas raportimeve të revistës People, një përfaqësues i kompanisë private të aviacionit, Silver Air Private Jets, i cili mbikëqyrte aeroplanin privat të reperit, ka konfirmuar se nuk e kanë më nën menaxhim, pasi pronari i aeroplanit të zi privat është ndërruar në muajin tetor të vitit 2025, ka raportuar Business Insdier.

Ani pse nuk dihet shuma me të cilën është shitur aeroplani, modele të ngjashme me të janë në shitje online për rreth 15 apo 20 milionë dollarë amerikanë.
Në të dhënat e kompanisë së aviacionit, Combs nuk figuron më si pronar i aeroplanit, pronar i tij është dikush nga San Marino.
Aeroplani është ndërtuar në vitin 2015 dhe kishte vend për 14 pasagjerë, ndërkohë që pjesa e jashtme e tij është e zezë pa vezullimë, pjesa e brendshme është me ngjyrë bezhë.



Në gjyqin tetëjavësh kundër tij, reperi u akuzua për trafikim të njerëzve me qëllim të prostitucionit dhe shantazh, por ai u dënua për shkelje që kanë pasur lidhje me prostitucionin.
Combs pritet të lirohet nga burgu me 4 qershor të vitit 2028.
Një përfaqësues i tij ka deklaruar se ylli, kohën që po kalon në burg, po e shfrytëzon që ta marrë shumë seriozisht largimin nga alkooli.
Ndërkohë, ky përfaqësues i ka mohuar spekulimet se Combsi është parë duke pirë alkool në burg.