Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas raportimeve për album të ri Jennifer Lopez shihet duke shkuar në studio incizimi

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez

Është raportuar se këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, po ndihet e gatshme për t’iu rikthyer punës, pasi muaj me parë dorëzoi kërkesën për shkurorëzim nga burri i saj, aktori Ben Affleck.

Të hënën, 55 vjeçja është parë duke shkuar në studio për incizimin e këngëve, pasi kishte darkuar me binjakët e saj 16 vjeç, Max dhe Emme, shkruan Daily Mail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më parë gjatë këtij muaji, një burim i ka thënë Page Six, se aktorja e filmit “Mother” ka kërkuar nga ekipi i saj që të kërkojnë kompozitor për të krijuar një hit të ri.

“Prioritet i saj tani është puna në muzikë. Ajo nuk dëshiron të bëjë asgjë që nuk është ‘e madhe’. Asaj i duhet një hit i ri i madh”, pati thënë brumi.

Ky burim kishte shtuar se Lopez po dëshiron të bëjë disa hite e të krijojë një album të ri pasi projekti muzikor i mëparshëm “This is me...Now”, nuk është se pati sukses të madh.

Në dokumentarin e saj “The Greates Love Story Never Told” ajo pati thënë se nuk e di nëse do të bënte më ndonjë album.

“E vërteta është se nuk e di a do të bëj ndonjë album tjetër në jetën time pas këtij. Mos i tregoni Bennyt (Benny Medina, menaxheri i saj kamotshëm) se jam duke menduar kështu. Ky mund të jetë albumi im i fundit”, pati thënë Lopez në dokumentar për albumit “This is me...Now”.