Showbiz

Paris Jackson tregon për dëmtimet në hundë nga përdorimi i drogave

Paris Jackson

Paris Jackson

Foto: Associated Press

Këngëtarja 27-vjeçare, Paris Jackson, e cila festoi pesë vjet pa përdorur substanca narkotike, ka zbuluar se ka pësuar dëmtime në hundë, përkatësisht në kockën mes vrimave të hundës, për shkak të marrjes së këtyre substancave. Ajo ka thënë se kjo i ka shkaktuar telashe gjatë regjistrimeve në studio, duke shtuar se është gjendje e vështirë për t’u menaxhuar.

“Edhe pse kurrë nuk e kam përmendur këtë, ndonjëherë mund të jetë e dukshme. Kam një fërshëllimë të fortë kur marr frymë me hundë”, ka thënë ajo një video të publikuar në rrjetet sociale.

Parisi drejtoi një dritë në hundë për të treguar hapësirën.

Aktorja e filmit “The Star” pranoi se dëmtimi ishte rezultat i “asaj që të gjithë e mendojnë”, duke nënkuptuar përdorimin e drogave.

“Mos merrni drogë, fëmijë. Ose edhe mund të merrni sepse secili mund ta ketë përvojën që duhet ta ketë në jetë. Unë nuk i them askujt se çfarë të bëjë, por vet nuk e rekomandoj sepse ma ka shkatërruar jetën”, ka thënë ai.

Paris tregoi me humor se mund të “kalojë një fije spageti përmes hundës dhe ta bëjë hark nga ana tjetër”.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk dëshiron të bëjë ndërhyrje plastike për ta rregulluar, për shkak të procesit të rikuperimit që kërkon medikamente.

“Duhet të marrësh ilaçe pas një operacioni të tillë, dhe unë nuk dua të rrezikoj me këtë”, tha ajo.