Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer se ishte zgjedhja e saj të jetonte e vetme në qiell të hapur, në sheshin “Times Square” në New York.
Ajo ka thënë se miqtë e kishin lutur që të shkonte me ta, por ajo tha te gazetari Blendi Fevziu se nuk dëshironte të largohej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju thashë, 'ju betohem, e kam një shtëpi në Brooklyn dhe mund të shkoj atje, se s’jam pa njerëz e pa miq'. Ju thashë, 'të lutem mos ma merrni për të keq, jam shumë mirë këtu dhe nuk është se jam e sëmurë'”, ka deklaruar Simaku.
Artistja shqiptare që ishte harruar, por u pa papritmas si e pastrehë në mediumin amerikan, ABC 7, ka shtuar se mori ndihma nga amerikanët gjatë kohës që qëndronte e vetme.
Ajo përmendi edhe takimin me djalin e saj, që e cilësoi si një mrekulli.
“Një mrekulli...Ishte sikur nuk isha ndarë kurrë me të. S’ka nënë që e harron fëmijën”, ka thënë Simaku.
Artistja tha se tash është në kontakt me vëllezërit e saj dhe qëndron te shtëpia e biznesmenit Elton Ilirjani, që ishte i pari që e takoi Simakun në SHBA.
Për bujën që bëri në mediat shqiptare, këngëtarja shtoi se ishte shqetësuar.
“Këtu (në SHBA v.j.) e kam marrë vesh, nga Eltoni. Thashë se janë shqetësuar shqiptarët, se ne s’ke kemi kulturë të lëmë njeri jashtë...”, ka thënë ajo.