Reperi P.Diddy po përballet me akuza të reja për përdhunim, abuzim seksual dhe sulm seksual, pasi janë deponuar në gjykatë një numër i padive të reja ndaj tij të hënën, raporton “BBC”.
Paditë janë dorëzuar në Gjykatën Federale të New Yorkut. Rastet pretendohet se kanë ndodhur mes viteve 1995 dhe 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë paktën 6 padi të reja janë dorëzuar, dy nga gra e katër nga burra.
Palët akuzuese pretendojnë se disa nga sulmet kanë ndodhur në festat e P.Diddyt emri i të cilit është Sean Combs.
Një nga akuzuesit thotë se ishte 16-vjeçar kur ai mori pjesë në një festë në Hamptons në vitin 1998.
Në padi thuhet se ai ishte duke biseduar me reperin për mundësinë që të depërtojë në industrinë e muzikës, kur ndodhi sulmi. Combs kishte mohuar në të kaluarën gjitha akuzat ndaj tij.