Showbiz

Olivia Wilde thotë se skenat intime nëpër filma tashmë nuk janë edhe aq reale

Olivia Wilde

Olivia Wilde

Foto: Associated Press

Aktorja Olivia Wilde ka thënë se skenat intime që shfaqen nëpër filma nuk janë edhe aq reale siç duken qe një kohë të gjatë.

Ajo gjithashtu pretendon se gati gjysma (48.4 për qind) e gjeneratës së personave të lindur 1997 dhe 2012 që njihen si Gen Z dëshirojnë të shohin më pak intimitet nëpër filma.

“Mendoj se Gen Z janë mjaft të zgjuar... mënyra se si është shfaqur intimiteti nëpër filma për një kohë të gjatë nuk është edhe aq reale”, ka thënë 41 vjeçja për Variety.

Sipas saj, ka një lëvizje drejt skenave më origjinale, gjë për të cilën ajo mendon se është me të vërtetë e mirë.

“Prandaj po zgjedh të interpretoj diçka sa më reale. Ashtu siç thonë Gen Z “nuk duam të shohim më gjëra që s’janë të vërteta”. Duam të shohim marrëdhënie të vërteta dhe duam të shohim diçka që është me të vërtetë origjinale’, pra më pëlqen kjo”, ka thënë tutje aktorja.

Filmi i ri në të cilin luan Wilde, “The Invite”, tregon historinë e një çifti të martuar që përjeton vështirësi në marrëdhënien e tij. Çifti fillon të marrë pjesë në orgji të përjavshme me fqinjët ndërkohë që kalojnë nëpër periudhë të vështirë.

“Filmi është i jashtëzakonshëm dhe shfaq revolucionet seksuale të një personi të ri. E tërë ideja është të provojë gjëra, të jetojë jetën, të eksperimentojë, të rrëzohet keq e të çohet prapë”, ka thënë ylli, e cila është po ashtu edhe regjisore në këtë film.

Ajo tutje ka treguar se skenat intime në këtë film janë përdorur si metaforë për diçka që është e zakonshme në eksperiencën e të gjithë njerëzve.

“Do të përshkosh jetën dhe duhet të jesh shumë i hapur ndaj asaj që ajo të ofron të përjetosh”, ka thënë Wilde.

Ndërkohë, më parë ajo pati thënë shpjeguar se si eksperienca në aktrim e ka informuar se si duhet ti qaset punës së regjisorit.

“Kam pasur disa eksperienca me të vërtetë të këqija, të cilat më kanë mësuar shumë se si do të duhej t'i qasesha punës së regjisorit, mënyrën se si do të komunikoja me ekipin, mënyrën se si nuk do të ju flisja asnjëherë aktorëve, mënyrën se si asnjëherë nuk do ta formoja një film. Të gjitha këto i kam mësuar nëpër eksperienca me të vërtetë shumë të këqija”, pati thënë Wilde për revistën The Interview.