Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Offset qëllohet me armë zjarri

Offset

Offset

Foto: Associated Press

Reperi i njohur Offset është shtruar në spital pasi u qëllua me armë zjarri në Hollywood, në shtetin e Floridas, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas një deklarate për ABC News, përfaqësuesi i tij ka konfirmuar se reperi ndodhet në gjendje stabile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne mund të konfirmojmë se Offset është qëlluar dhe aktualisht ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor. Ai është në gjendje stabile dhe po monitorohet nga afër”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, pranë Seminole Hard Rock Hotel & Casino.

Policia lokale ka bërë të ditur se dy persona janë ndaluar dhe hetimet janë ende në zhvillim.

“Zona është e sigurt dhe nuk ka rrezik për publikun”, ka deklaruar policia.

Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, ka qenë më parë i martuar me reperen Cardi B, me të cilën ka dy fëmijë.

Ky incident vjen disa vite pas një tragjedie që preku grupin Migos, kur reperi Takeoff u vra me armë zjarri në muajin nëntor të vitit 2022.