Edhe një herë tjetër disenjatori shqiptar Valdrin Sahiti mori vëmendjen në tapetin e kuq me fustanet e tij. Kësaj radhe puna e tij ishte e pranishme në promovimin e filmit më të ri të krijuar nga “Disney”, “The Little Mermaid”, që në shqip njihet si “Sirena e vogël”. Aktorja kryesore që luan rolin e Ariel, Halle Bailey, kishte të veshur një fustan metali, që ngjante me horizontin e detit nga marka “Valdrin Sahiti”.
Ajo pa diskutim shkëlqeu në premier dhe veshja e saj u komentua shumë në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos kësaj, së fundi Sahiti ka prezantuar koleksionin më të ri, të titulluar “Resort”.
Fustanet janë tejet glamuroze, të punuara me material vezullues. Detajet në ta krijojnë përshtypjen se janë të rrudhosura për trupi në mënyrë sensuale. Ngjyrat që dominojnë janë e kaltra, gjelbër, nuanca të së verdhës dhe kafeje.