Nicole Kidman ka postuar një video në Instagram ku ajo dhe kolegia e saj, Sandra Bullock, përqafohen në setin e komedisë “Practical Magic 2”.
Kidman e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Magjistaret janë kthyer. Dita e parë në set për motrat Owens!".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi do të drejtohet nga Susanne Bier dhe është planifikuar për të dalë në kinema më 18 shtator 2026. Ky është vazhdimi i filmit të vitit 1998, “Practical Magic”, i cili ndjek motrat magjistare, Sally dhe Gillian, ndërsa ato përpiqen të gjejnë një mënyrë për të ndaluar një mallkim që vret burrat që ato duan.
Filmi origjinal u drejtua nga Griffin Dunne dhe ishte bazuar në librin e Alice Hoffman me të njëjtin titull.
Në kastin e vazhdimit përfshihen gjithashtu Stockard Channing, Dianne Wiest, Joey King, Lee Pace, Maisie Williams, Xolo Mariduena dhe Solly McLeod.