Studioja “Lionsgate” ka publikuar trailerin zyrtar për “Mutiny”, trilerin më të ri aksion me protagonist aktorin britanik, Jason Statham.
Me regji të Jean-François Richet, i njohur për hitin e vitit 2023, “Plane”, filmi e paraqet Stathamin në rolin e Cole Reedit, një ish-ushtar i forcave speciale dhe oficer i Departamentit Policor të New Yorkut, që tani punon si truprojë privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja përqendrohet te Reed, i cili është dëshmitar i vrasjes së shefit të tij miliarder dhe mikut, Tibu. Pasi fajësohet padrejtësisht për krimin, Reed detyrohet të arratiset dhe përfundon në një anije mallrash, ku zbulon një komplot ndërkombëtar të fshehur brenda strukturës së saj. Pamjet e para të projektit nxjerrin në pah “misionin e tij të vetmuar” për drejtësi, me dyluftime në hapësira të ngushta dhe skena shpërthyese, në stilin karakteristik të roleve të tij të mëparshme si në filmin “The Beekeeper”.
Pjesë e kastës është edhe Annabelle Wallis, së bashku me aktorët Jason Wong, Roland Møller dhe Adrian Lester.
“Mutiny” lansohet për publikun e gjerë më 21 gusht 2026.