Një modele me rrënjë nga Kosova do të jetë imazhi i Kupës së Italisë në basketboll sivjet.
Siç ka njoftuar Liga e Italisë, modelja e njohur si Marigona Gona do të jetë protagoniste e “Final 8” në ditën finale të ngjarjes, duke e bartur trofeun prestigjioz para finales. Ky turne do të organizohet sërish në Torino. Finalja do të organizohet më 16 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos kësaj, Marigona ka realizuar edhe një set fotografik special me trofeun e “Coppa Italia”.
24-vjeçarja influencuese bëri famë javë më parë kur kamera e kapi teksa ndiqte nga afër ndeshjen Olympiacos – Asvel. “Pas ndeshjes, kur shkova në shtëpi nuk dita asgjë. Është çmenduri.... miqtë më kanë treguar se jam bërë virale”, pati thënë ajo, sipas “mundodeportivo.com”.
E lindur në Kosovë, Marigona u shpërngul në Gjermani me familjen në vitin 2004. Aktualisht jeton në Athinë ku vazhdon karrierën profesionale. Në Instagram numëron më shumë se 220 mijë ndjekës. Në tre muajt e fundit, publikimet e saj në rrjete sociale kanë marrë më shumë se 10 milionë shikime, me rritje të veçantë në Itali.