Në një ambient elegant në Crosby Street Hotel, dy figura ikonike, ish-kryeredaktorja e prestigjiozes Vogue, shefe e gjigandit medial Conde Nast, Winna Wintour dhe aktorja e mirënjohur, Meryl Streep, u takuan për një bisedë të veçantë mbi modën, fuqinë dhe rikthimin e filmit “The Devil Wears Prada” (DWP).
Të dyja mbërritën me shalla të verdhë, ndërsa regjisorja e filmit të shumëpërfolur “Barbe”, Greta Gerwig, drejtoi diskutimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi u realizua për kopertinën e Vogues, ku dukjen e të dy ikonave e ka stiluar drejtoresha kreative e American Vogue, Grace Cuddington, me fotografi nga fotografja e mirënjohur e revistës, Annie Leibovitz.

Biseda nisi me një temë të thjeshtë, palltot.
“Më pëlqejnë palltot. Ato mbulojnë të gjitha ‘mëkatet’ e asaj që ke veshur përfundi”, ka thënë Streep.
“Dhe janë të lehta për t’u provuar”, ka shtuar Wintour.
Kur u diskutua për mënyrën si gratë shprehin fuqinë përmes veshjes, Wintour ka theksuar se në zyrë nuk duhet domosdoshmërisht të vishen kostume dypjesëshe që të tregosh se ke “fuqi”.
“Nuk mendoj se është aspak e nevojshme të veshësh një kostum ‘power’ në zyrë. Mendoni për gratë që admirojmë: më vjen ndër mend zonja Michelle Obama. Qoftë kur vesh brende di ‘J.Crew’ apo ‘Duro Olowu’ apo ‘Chanel’ nga disenjatori Matthieu Blazy, ajo gjithmonë duket vetvetja. Kam shumë admirim edhe për zonjën e parë të re të New Yorkut, sepse duket shumë ‘cool’ dhe vesh shpesh rroba të vjetra apo ‘vintage’, e re, moderne dhe plotësisht vetvetja. Për të qenë e sinqertë, edhe zonja e parë e SHBA-së Melania Trump gjithmonë duket vetvetja në mënyrën si vishet”, ka thënë ajo.
Ndërsa Streep ka shtuar një këndvështrim më kritik.

“Veshja është mënyrë shprehjeje, por gratë shpesh detyrohen të duken ‘më të vogla’ se sa që janë dhe më pak ‘kërcënuese’. Ka një lloj ‘kërkimfaljeje’ të fshehur në paraqitje”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se ka shumë mendime për këtë duke theksuar se mendon që mesazhi më i fuqishëm që ka dhënë zonja e parë Trump ishte përmes palltos që mbante shkrimin “I Really Don’t Care, Do U?” (me të vërtetë nuk më intereson, po ty?) kur po shkonte të vizitonte fëmijët emigrantë të ndaluar.
“Çdo veshje është një mënyrë për të shprehur veten, por ne gjithashtu ndikohemi nga pritshmëri më të mëdha historike dhe politike. Më habit fakti që gratë në pushtet duhet të shfaqen me krahë të zbuluar në televizion, ndërsa burrat janë të mbuluar me këmisha, kravata apo kostume”, ka thënë Streep.
Ajo ka shtuar se te gratë duket sikur ka një lloj “kërkimfaljeje” të fshehur për dukjen.

“Ato duhet të tregojnë ‘vogëlsinë’ e tyre. Është një lloj kompensimi: përparimet e grave në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillim të këtij shekulli kanë qenë tronditëse. Është sikur gratë duhet të thonë: ‘Jam e vogël. Nuk mund të ec me këto këpucë. Nuk mund të vrapoj. Jam e pambrojtur, jo kërcënuese për pozitat që kanë burrat”, ka thënë Steep.
Filmi i ri, i njohur si “DWP2”, rikthen personazhin ikonik Miranda Priestly, rolin e të cilës e luan Streep.
Streep ka shpjeguar pse vendosi të rikthehej.
“Më interesoi ana e biznesit, barra e drejtimit të një organizate të madhe dhe përgjegjësia për shumë njerëz. Mendova me vete ‘ku do të shkojnë tani, në një botë që po ndryshon kaq shpejt?’ Dhe mendoj se filmi kap diçka të vërtetë për kohën tonë”, ka thënë aktorja.
Ndërsa Wintour ka kujtuar momentin kur dëgjoi për projektin.
“E telefonova Merylin për të pyetur nëse ishte e vërtetë. Ajo më tha më vonë: ‘Anna, mendoj se do të jetë në rregull.’ Dhe i besova plotësisht”, ka thënë ajo.
Wintour ka folur për transformimin e industrisë së modës.
“Moda dikur ishte elitare, por sot është shumë më demokratike dhe ka ndikim të madh në kulturë”, ka thënë ajo.
Ylli ka përmendur edhe bashkëpunimet e mëdha në industrinë globale të modës si shenjë e këtij ndryshimi.
Të dyja kanë folur hapur për moshën dhe jetën.
Wintour ka thënë se mosha është avantazh.
“Më pëlqen mosha ime. Ndihem po aq energjike dhe kurioze sa më parë. Përvoja është një avantazh”, ka thënë 76 vjeçja.
Kurse moshatarja e saj, Streep kuriozitetin e konsideron çelësin e suksesit.

“Sekreti është të qëndrosh gjithmonë kurioz dhe të vazhdosh përpara. Nuk kemi mbaruar ende”, ka thënë ajo.
Streep, e cila është gjyshe e gjashtë nipërve, ka thënë se koha kalon shumë shpejt prandaj duhet të kapet cdo moment me ta.
Ndërsa Wintour ka theksuar rëndësinë e familjes.
“Familja është ajo që të jep dashuri dhe mbështetje. Nëse e ke këtë, gjithçka tjetër shkon mirë”, ka thënë ajo.
Në fund, kur u pyetën për filmin e ri, përgjigjja ishte optimiste.
Sipas Streep “është një fund i bukur… jo perfekt, por real dhe triumfues”, kurse sa i përket Wintourit “Mezi po pres ta shoh”.