Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miss Finlandës, me origjinë nga Kosova, i hiqet titulli

Sarah Dzafce

Sarah Dzafce u kurorëzua si Miss Finlanda në shtator të vitit 2025

Miss Finlandës, Sarah Dzafce, me origjinë nga Kosova, iu hoq titulli, kanë njoftuar organizatorët e konkursit të bukurisë.

Dzafce – që u kurorëzua Miss Finlanda në shtator – shkaktoi reagime të forta në rrjete sociale pasi publikoi një foto të saj me sytë duke i tërhequr me gishtërinj dhe mbishkrimin në finlandisht “kiinalaisenkaa syömäs” – që përkthehet pak a shumë: “duke ngrënë me një kinez”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo çoi në akuzat për racizëm dhe u interpretuar sikur Dzafce po tallte aziatikët. 

“Kiinalaisenkaa syömäs” që në shqip ka kuptimin “duke ngrënë me një kinez”

Ajo fillimisht ka thënë se nuk e ka pasur për qëllim ta ofendojë dikë dhe se gjestet me duar i kishte bërë për shkak të dhimbjes së kokës. 

Tara Lehton, e cila u rendit e dyta në shtator, do të jetë Miss Finlanda. 
 

Sarah Dzafce