Showbiz

Miley Cyrus fejohet sërish

mc

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus është fejuar me muzikantin Maxx Morando. 

Lajmi u konfirmua një ditë pasi ajo u pa në premierën e “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles me një unazë diamanti. Ajo pozoi me Morandon në tapetin e kuq derisa unaza i mori vëmendje. 

Cyrus ishte parë edhe në nëntor me unazë, por tani "People" ka konfirmuar nga një burim se çifti është fejuar.

Cyrus dhe Morando janë bashkë nga viti 2021. 

Këngëtarja ka qenë e martuar më parë me aktorin Liam Hemsworth, nga dhjetori 2018 deri në gusht 2019.