Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Met Gala” 2026: Arti, moda dhe tepihu i kuq si vend për “performim”

Ekspozita në Muzeun Metropolitan të Artit në New York

Ekspozita në Muzeun Metropolitan të Artit në New York

Foto: Associated Press

Duke filluar nga nikoqiret, ylli i muzikës Beyoncé, aktorja, Nicole Kidman dhe sportistja e njohur, Venus Williams, yjet e ngjarjes më të madhe të modës, që mbahet për mbledhjen e fondeve për Instituin e Kostumeve të Muzeut Metroplitan të Artit në New York, “Met Gala” pritet të shndërrojnë modën në art, teksa ngjiten në shkallët ikonike të muzeut.

Beyonce, Nicole Kidman dhe Venus Williams, bashkënikoqire të "Met Galas" 2026. Fotografi nga agjencia e lajmeve Associated Press 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tema e sivjetme e ekspozitës së Institutit të Kostumeve është, “Costume Art” (arti i kostumeve) dhe ajo nuk lë vend për debatin më të madh, nëse në të vërtetë moda është art.

Ekspozita në Insitutin e Kostumeve në Muzeun metropolitan të Artit në New York. Fotografi nga agjencia e lajmeve Associated Press

Të ftuarit pritet të shprehin marrëdhënien e tyre me modën si një formë arti që “jeton” përmes trupit.

Moda si art në lëvizje

Pyetja nëse moda është art ka qenë prej kohësh temë diskutimi në industrinë e modës. Por këtë vit, BBC-ka shkruar se kodi i veshjes, “Fashion is Art” (Moda është Art) e vendos qartë se moda nuk është vetëm stil, është art.

Të ftuarit kanë një gamë të gjerë referencash artistike për të zgjedhur, nga arkivat historike të modës deri te krijimet unike të shtëpive të mëdha të modës.

Në vitet e fundit, agjencia e lajmeve Associated Press ka shkruar se veshjet arkivore janë bërë trend në tepihun e kuq, me yje që kërkojnë pjesë të rralla nga historia e modës.

Për shembull disenjatorja, Elsa Schiaparelli, në vitin 1937, pati bashkëpunuar me artistin, Salvador Dalí, për një fustan ikonik me një karavidhe të printuar.

Disenjatori, Yves Saint Laurent, në vitin 1965 pati krijuar fustane të frymëzuara nga pikturat e artistit Piet Mondrian.

Fustanet e disenjatorit Yves Saint Laurent, të krijuara në vitin 1965 fymëzuar nga pikturat e artistit Piet Mondrian. 
Fustan nga koleksioni i disenjatorit Yves Saint Laurent, krijuar në vitin 1965 fymëzuar nga Piet Mondrian, shfaqur ne ballinën e Vogue France

Në vitin 2002, disenjatori, Marc Jacobs, pati bashkëpunuar me artistin Takashi Murakami për koleksionin e brendit të mirënjohur të veshjeve, “Louis Vuitton”.

Çantë e krijuar nga disenjatori Marc Jabos, në bashkë[unim me artistin Takashi Murakami për brendin "Louis Vuitton" në vitin 2002

Tepihu i kuq si vend performance

“Met Gala” është gjithashtu një skenë për performancë artistike. Disenjatori legjendar Alexander McQueen konsiderohej si artist në vetvete.

Në vitin 1999, ai mbylli një sfilatë me një performancë ku disa robotë spërkatën me bojë fustanin e modeles Shalom Harlow, një moment që mbetet historik në modë.

Ndër vite, temat e “Met Galas” kanë nderuar disenjatorë apo janë frymëzuar nga letërsia. Vitin e kaluar, fokusi ishte te rrobaqepësia me temën “Tailored for you” (E qepur për ty).

Aktorja Zendaya në tepihun e kuq të "Met Galas" 2025. Fotografi nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Ekspozita e sivjetme, “Costume Art”, shqyrton rolin qendror të trupit të veshur si formë arti.

Nga paragjykimi te pranimi

Marrëdhënia mes artit dhe modës nuk ka qenë gjithmonë e pranuar.

Sipas studiueses Nancy Hall-Duncan, në shekullin XIX, arti shihej si diçka serioze, ndërsa moda si sipërfaqësore.

Kur Saint Laurent pati ekspozitën e parë të modës në muze në vitin 1983, u kritikua ashpër. 

Disenjatori Yves Saint Laurent në konferencën për shtyp për retrospektivën e tij të parë “25 Years of Design”, në Muzeun Metropolitan të Artit, në New York, dhjetor 1983. Fotografi nga Roxanne Lowit.

Sot, muze si “Louvre” organizojnë ekspozita mode, si “Louvre couture”.

Sipas Hall-Duncan, vendimi i drejtoreshës së njohur të gjigandit medial “Condé Nast”, Anna Wintour dhe kuratorit të ekspozitës, Andrew Bolton, për këtë temë është një hap i madh që mund të ndryshojë perceptimin për modën.

Kur zhvillohet “Met Gala”?

Sipas traditës, Met Gala mbahet të hënën e parë të muajit maj. Të ftuarit mbërrijnë nga ora 18:00 sipas kohës lokale në New York.

Lista e të ftuarve nuk publikohet paraprakisht, por pritet një numër i madh yjesh.

Publiku nuk ka qasje brenda ngjarjes, ku zhvillohen darka, performanca muzikore dhe vizita në ekspozitë. Megjithatë, tepihu i kuq para ngjarjes ofron spektaklin kryesor mediatik.

Sa kushton një biletë?

"Met Gala" është një ngjarje ekskluzive me rreth 450 të ftuar.

Sipas BBC-së, një tavolinë kushton mbi 350,000 dollarë amerikanë (rreth 299,000 euro) dhe një biletë individuale rreth 75,000 dollarë (rreth 64,000 euro)

Shumica e yjeve nuk paguajnë vetë, ata ftohen nga brendet e modës, të cilat përfitojnë nga ekspozimi mediatik.

Megjithatë, çdo i ftuar duhet të miratohet personalisht nga Wintour, e cila drejton ngjarjen që nga viti 1995 dhe është në krye të përmbajtjes në “Condé Nast”.

Si të ndiqet ngjarja?

Edhe pa ftesë, publiku mund të ndjekë tepihun e kuq online përmes transmetimit live në faqen e Vogue.

Transmetimi do të prezantohet nga yjet Ashley Graham, La La Anthony dhe Cara Delevingne, ndërsa Emma Chamberlain do të intervistojë yjet.

Ndërkohë, Associated Press do të transmetojë momentet kur të ftuarit largohen nga hotelet drejt ceremonisë, një nga mundësitë e para për të parë veshjet e tyre.