Ikona e mundjes dhe aktori i Hollywoodit, Hulk Hogan, vdiq në Florida javën e kaluar nga sulmi në zemër, kanë njoftuar zyrtarët, raporton "Female First".
Sipas dokumenteve të siguriara nga “New York Post”, Hogan kishte një histori me leukemi limfocitike kronike (CLL), një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut, ndonëse kurrë nuk ishte bërë publike.
71-veçari gjithashtu kishte një histori të një gjendjeje të zemrës të njohur si fibrilacion atrial (AFib), i cili karakterizohet nga një rrahje e parregullt e zemrës dhe shpesh e shpejt.
Vdekja e Hoganit është cilësuar se ka ardhur nga shkaqet e natyrshme.
Të dhënat mjekësore janë dhënë nga Pinellas Country Forensic Science Center.
Hogan pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në Florida më 24 korrik dhe u dërgua në spitalin Morton Plant ku u shpall i vdekur.