Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mëmësia është roli im kryesor, thotë Diaz

Cameron Diaz

Foto: Associated Press

Cameron Diaz e sheh mëmësinë si "rolin e saj kryesor" në jetë.

Aktorja 52-vjeçare ka bërë rikthimin e saj të shumëpritur në industrinë e filmit duke luajtur së bashku me Jamie Foxx në "Back in Action", por ajo e ka pranuar se amësia i ka ndryshuar krejtësisht pikëpamjet e saj për jetën dhe karrierën e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli i filmit, i cili ka Raddix, pesë vjeç dhe Kardinal, dhjetë muajsh, me bashkëshortin Benji Madden ka deklaruar për revistën Hello se tani ndihet ndryshe.  

"Unë kam një familje tani dhe kjo është e para. Të qenit nënë është roli im kryesor tani, çdo gjë tjetër vjen e dyta. Pra, po, është ndryshe, në një mënyrë të mirë”, është shprehur ajo.

Cameron gjithashtu thotë se ka përfituar nga koha e saj larg industrisë së filmit.

“Ndjehem sikur më dha një shans për të rikthyer kontaktin me veten dhe gjërat që kanë rëndësi për mua. Kur jeni duke bërë filma, ju jeni plotësisht të konsumuar nga puna”, ka shtuar ajo.

Cameron ka pranuar edhe më parë se mëmësia e ka kthyer atë në një "person tjetër".

Ylli i Hollivudit ka zbuluar se "e gjithë perspektiva" e saj ka ndryshuar që kur u bë nënë për herë të parë.