Drake ka rikthyer një nga skenat më të komentuara të vitit 2023, sidomos nga shqiptarët – atë me xhaketat e kuqe me shqiponjën dykrenore.
Më 2023 Drake pati publikuar këngën “Polar Opposites” ku për herë të parë u shfaq me xhaketën e kuqe, e në një pjesë të videoklipit i rrethuar me burra veshur kuq e zi.
Më 15 nëntor ai ka rikthyer thuajse një pamje të njëjtë me atë të asaj kënge. Ai ka publikuar në Instagram disa fotografi me mbishkrimin “Mbetet akoma personale...”. Në fotografi paraqitet sërish grupi i burrave përreth një tavoline pokeri.

Në këngën e tij, Drake pati përmendur edhe Prishtinën, e sipas disa mediave të huaja ai atë kohë i referohej konfliktit Kosovë-Serbi. Por, ekziston edhe pretendimi se ai i referohej një vajze.
“Nuk e di si i bëjnë punët në Prishtinë. Veç e di që tensioni po rritet”, thoshte reperi në këngë.