Aktori i njohur Matthew McConaughey ka treguar se ka dashur të bëhej murg, por pas bisedës me një shok ai ia ndërroi mendimin dhe e bëri të ndjekë karrierën në aktrim.

55 vjeçi ka treguar se pati vendosur t’ia dedikojë jetën Zotit, por biseda me shokun ia ndërroi mendjen e shkoi të ndjekë aktrimin në Hollywood.
“Mendoj se një zë brenda meje me thoshte të bëhesha murg. Sigurisht do të bëhesha murg i mirë. Kam pasur një bisedë shumë të gjatë më një shok timin, i cili ishte po ashtu murg dhe ai më tha: ‘Jojojojojojojo, ti je komunikues, ti tregon histori, mos shko të jetosh jetë hermetike. Ti duhet të komunikosh e të tregosh histori”, ka thënë ai në intervistë për The Guardian.

McConaughey ka shtuar se shoku i tij i ka thënë se aftësia që ai ka në komunikim është si dhuratë nga Zoti.
“Mos e prish dhuratën duke u bërë murg”, ka cituar aktori shokun e tij.
Tutje ylli ka thënë se feja e krishterë i duket tejet sfiduese kohë pas kohe dhe se ai pati filluar të shkruaj poezi.
“Gjeja veten duke shikuar botën përreth meje dhe duke gjetur prova të asaj se çfarë dua të besoj. Nuk doja të pushoja së besuari në Zot, por thjesht po shikoja se çfarë po ndodh përreth”, ka thënë ai.
Më pas ai ka thënë se filloi të bëhej cinik, gjë që nuk i pëlqej aspak, pasi ai mendon se cinizmi është sëmundje.
“Cinizmi, unë besoj, se është sëmundje”, ka thënë ai.
McConayghey është baba i tre fëmijëve dhe djali i tij madh, Levi, 17 vjeç, dëshiron të bëhet po ashtu aktor.

Fituesi i çmimit “Oscar” ka thënë se nuk e ka ditur se djali i tij dëshiron t'i ndjek hapat e tij në aktrim.
“Tri gjenerata. Nëna ime gjithnjë ka qenë nëpër filma. Nuk e dija se djali im ishte i interesuar”.

Nëna e yllit, Kay McConayghey, e cila është 93 vjeçe, shfaqet përkrah djalit e nipit në filmin “The Lost Bus”.
Traileri i filmit "The Lost Bus":