Këngëtarja legjendare Mariah Carey ka publikuar emrin e albumit të ri, “Here For it All”.
“Jam shumë e lumtur që më në fund publikova emrin e albumit tim të ri. Jam munduar ta fsheh për shumë gjatë! Jemi pothuajse gati dhe mezi po pres që ta dëgjoj”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ditë më parë ajo ka ndezur entuziazmin e fansave me paralajmërimin se më 21 korrik, ajo do të zbulojë detajet e albumit të saj të shumëpritur, që do të jetë i 16-ti në karrierë.
Në fundjavë, 56-vjeçarja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku kujtonte albumet e saj që nga debutimi në vitin 1990 e deri te albumi “Caution” i vitit 2018. Videoja mbyllej me titullin “MC16, Njoftimi nesër”, ndërsa në Instagram Story ajo shtoi mbishkrimin që tregonte orën “19:06:42”, një referencë misterioze që ka ngjallur spekulime te fansat, ka shkruar FemaleFirst.
Një ditë më parë, ajo kishte ndarë edhe një fragment nga kënga e re “Sugar Sweet”, duke e shoqëruar me një video ku shihej duke përgatitur ëmbëlsirë në kuzhinë.
Përveç albumit të ri, Carey po shënon edhe suksese të reja me muzikën e saj të mëparshme. Hiti i saj i vitit 1995, “Fantasy”, ka kaluar mbi 500 milionë dëgjime në Spotify. Kënga, e cila qëndroi tetë javë në vendin e parë në SHBA, ishte edhe e para nga një artiste femër që debutoi direkt në krye të toplistës “Billboard Hot 100”, një arritje që më parë e kishte realizuar vetëm ylli, Michael Jackson, me këngën “You Are Not Alone”.
“Shumë njerëz nuk mendonin që duhet ta bëja atë këngë. Pyesnin: ‘Pse do punosh me O.D.B.?’ Sepse nuk e kuptonin që ishte zgjedhja ime. Dhe, sidoqoftë, ajo përfundoi duke qenë një nga këngët e mia më të mëdha, më të dashura”, ka thënë Carey në muajin qershor, e habitur nga ndikimi i vazhdueshëm i këngës.
Deri më tani, katër këngë të Mariah Carey kanë kaluar shifrën e 500 milionë dëgjimeve në Spotify:
All I Want For Christmas Is You (1994) – mbi 2 miliardë dëgjime,
We Belong Together (2005) – mbi 777 milionë,
Obsessed (2009) – afro 600 milionë,
dhe tani, Fantasy (1995).