Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se është thuajse e sigurt që Kosova do t’i humbë qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian shkaku i ngërçit politik.
“Edhe në kushte normale do të ishte shumë e vështirë t’i përdornin ato mjete. Tash do të jetë më e vështirë, pothuajse e pamundur. Pasi paratë nga fondet e BE-së janë të afatizuara. Kosova ka humbur shumë vite për shkak të ngërçit politik vitin e kaluar dhe shkaku i masave ndëshkuese të BE-së që zgjatën gati tri vjet. E tash kur mjetet janë liruar, Kosovës i mungojnë strukturat e institucionet e qëndrueshme”, tha Palokaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPalokaj ka thënë se mbi 10 milionë euro sa do të duhen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit nuk janë as 1 për qind të parave që Kosova rrezikon të humbë nga fondet e BE-së.
“Prandaj kjo krizë politike është fatkeqe”, tha Palokaj.
Palokaj: Kosova ka pengesa politike, pa i hequr ato nuk mund të lëvizim fare drejt BE-së
Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se Kosova pa i hequr pengesat politike nuk mund të bëjë fare lëvizje drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se pengesa kryesore është se Kosova nuk njihet nga pesë shtete të BE-së.
“Procesi i zgjerimit është gjithmonë proces i kombinuar, që varet së pari nga vullneti politik, e kur të tejkalohen pengesat politike, atëherë vërtetë është i bazuar në merita. Kjo nuk vlen për Kosovën, sepse Kosova ka pengesa politike. Pa i tejkaluar ato pengesa, ne mund të bëhemi shteti më i mirë, më funksional në botë dhe nuk mund të lëvizim fare. Kosova nuk njihet nga 5 vendet e BE-së, kjo ishte arsyeja kryesore pse deri tash as nuk është shqyrtuar kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë Palokaj në “Interaktiv” të KTV-së.
Palokaj tha se kryesimin e radhës të BE-së e ka Qiproja, gjatë të cilit nuk pritet ndonjë trajtim i kërkesës së Kosovës për statusin e vendit kandidat.
Sa i përket zgjerimit të shpejtë të BE-së, Palokaj ka thënë se nuk i merr seriozisht shumë deklaratat e zyrtarëve të bllokut evropian.
“Unë s’do t’i merrja shumë seriozisht deklaratat tepër optimiste për zgjerim të shpejtë të BE-së. Po e shohim në kohën kur flitet aq shumë për zgjerim të BE-së, me përjashtim të Malit të Zi dhe deri diku Shqipërisë, asnjë vend në dy-tre vjetët e fundit s’ka bërë asnjë hap të vetëm”, tha Palokaj.