Aktorja e njohur, Margot Robbie, derisa po pushon në Itali, ka veshur një këmishë të bardhë të cilën e mbërtheu vetëm me një pullë, ndërkohë që ekspozonte barkun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëmishën, ylli e kishte kombinuar me kapele të zezë e pantallona të zeza, ndërsa burri i saj, Tom Ackerley, po drekonte me shoqëri në Sardinia, shkruan Entertainment Tonight.
Çifti njihet për afërsinë që tregon me njërin-tjetrin në publik. Muajin e kaluar, ata u shfaqën të afërt derisa po shijonin perëndimin e diellit në Como të Italisë, para se të shkonin në Britani për gjysmëfinale në Wimbledon.

Ndërkohë që nuk ka folur publikisht për shtatzëninë, ylli i filmit “Barbie”, më parë pati bërë të ditur se ka qejf të krijojë familje vetëm se po priste momentin e duhur.
Margot dhe Tom janë takuar në një shesh xhirim në vitin 2013 dhe filluan lidhjen një vit më vonë.
Në vitin 2016 ata janë martuar në vendlindjen e aktores, në Australi.
