Moda e ekspozimit të sytienave nuk është e re, ajo mund ka rrënjë që nga vitet ‘90, kur disenjatori, Jean Paul Gaultier krijoi sytienën ikonike për këngëtaren e njohur Madonna gjatë turneut të saj “Blonde Ambition”.

Sot ky trend po kthehet fuqishëm, duke filluar nga pistat e brendit “Miu Miu” me sytjenat e ashtquajtura “bullet bra”, te vajzat e New Yorkut që këtë verë i kanë kthyer këto të brendshme në pjesë kryesore të stilit të tyre të veshjes me rroba të jashtme.

Një palë të tilla i pati veshur edhe shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, në fotografinë e kopërtinës së Vogue të versionit britanik, të nurmit të muajit korrik të këtij viti.

Vogue ka shkruar se një nga yjet që e ka përqafuar këtë trend është aktorja e njohur Margot Robbie.

Në prezantimin e filmit të saj të ri “A Big Bold Beautiful Journey” në Londër, ajo u shfaq me një komplet vintage të disenjatorit Thierry Mugler nga koleksioni i vjeshtë-dimër 1998, i titulluar “Lingerie Revisited”, sytiena ngjyrë rozë e hapur e shumë e butë, të kombinuar me fund të ngushtë me të njëjtën nuancë.
Nuk është hera e parë që aktorja e përdor sytienën si “deklaratë” mode.
Gjatë promovimit të filmit “Barbie” në vitin 2023, Robbie kishte veshur një të tillë me ngjyrë rozë me nga brndi “Prada”, të kombinuar me minifund, ndërsa në sfilatën e brendit “Chanel” në Los Angeles, ajo kishte zgjedhur një sytienë të zezë trekëndore, xhinse të gjera dhe një jelek të zbukuruar sipër.

Ndërsa afrohet sezoni i vjeshtës, mbetet për t’u parë nëse ky trend do të vazhdojë edhe jashtë tapetit të kuq.
Por Vogue ka shkruar se sipas kritikëve të modës, gjatë sezonit të spektakleve prestigjioze të ndarjes së çmimeve do të shohim shumë sytiena që rikthehen në qendër të vëmendjes.