Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lil Wayne kërkon falje pasi mungoi në koncertin e tij

Lil Wayne

Lil Wayne

Foto: Associated Press

Reperi Lil Wayne ka kërkuar falje pasi nuk u paraqit në koncertin e tij të martën në Bangor, Maine, pjesë e turneut “20 Years of Carter Classics”.

Pas incidentit, ai ka reaguar në Instagram Stories, ka raportuar Rolling Stone.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fansat e mi nga Maine me vjen keq!… Koncerti po shtyhet për 28 korrik. Ju lutem ruani biletat, ato do të vlejnë për datën e re. Unë nuk jam asgjë pa ju dhe mezi pres të kthehem për t’ju dhënë shfaqjen që meritoni”, ka shkruar ai.

Sipas organizatorëve, koncerti u ndërpre pasi Lil Wayne nuk doli në skenë, ndërsa publiku kishte pritur për një kohë të gjatë pas performancës së hapjes nga 2 Chainz. Në orën 23:00, audienca u njoftua se koncerti nuk do të vazhdonte, pa një shpjegim zyrtar në vendngjarje.

Rita Sack, një fanse që kishte udhëtuar më shumë se gjashtë orë nga Nova Scotia, ka thënë për mediat lokale se përvoja ishte zhgënjyese.

“Unë erdha për Lil Wayne dhe 2 Chainz dhe ishte përvoja më e keqe. Udhëtuam mbi gjashtë orë për të qenë këtu”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se një reagim i menjëhershëm nga artisti do të kishte qenë i mirëpritur.

“Ne paguam për Lil Wayne. Të paktën mund të dilte për një minutë, të kërkonte falje… thjesht të thoshte se nuk ndihej mirë ose se nuk mund të performonte”, u shpreh ajo.