Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, ka tërhequr vëmendje pasi reagoi publikisht ndaj yllit televiziv, Kim Kardashian, me të cilën përflitet se është në lidhje.
Pas paraqitjes së saj në festën e prestigjiozes “Vanity Fair”, që organizohet pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, Kardashian ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me një fustan të artë nga brendi i njohur i veshjeve “Gucci” dhe taka të larta, me një stil të ri flokësh dhe thjerrëza të kaltra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Page Six ka shkruar se Hamilton ka reaguar në postim me emoji me sy në formë zemre, gjë që nxiti menjëherë reagime nga fansat.
“Është zyrtare, njerëz”, ka shkruar një përdorues.
Ndërsa një i tretë ka shtuar se Hamilton është “i dashuruar”.

Sipas raportimeve të Page Six dhe TMZ, dyshja ka nisur lidhjen më herët këtë vit, pasi kaluan kohë së bashku në Britani, përfshirë një fundjavë në Cotswolds me darka private.

Më pas, ata janë parë edhe në Paris, ku Kardashian ka publikuar pamje nga kulla Eiffel gjatë një mbrëmjeje.
Ata janë shfaqur bashkë edhe publikisht në “SuperBowl” 2026, ku u panë në ekranin gjigant gjatë ndeshjes së futbollit amerikan.
“Meqë lidhja e tyre nisi si miqësi, njerëzit afër tyre besojnë se kjo mund të jetë serioze për të dy. Ata janë shumë të përkushtuar që ta bëjnë të funksionojë, pavarësisht distancës apo angazhimeve”, ka thënë një burim për US Weekly
Sipas të njëjtit burim, Kardashian ka qenë “jashtëzakonisht mbështetëse” ndaj karrierës së Hamiltonit.
Kim Kardashian ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin, reperin, Kanye West, ndërsa Hamilton më herët ka qenë në lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger dhe aktoren latine Sofía Vergara.