Një dokumentar i metrazhit të gjatë për jetën dhe veprën e këngëtares, aktores dhe aktivistes amerikane, Cyndi Lauper, është realizuar nga platforma digjitale Paramount+.
Me titull, “Let the Canary Sing”, dokumentari ekranizon jetën e artistes nga fillimi i karrierës e deri në ditët e sotme. Ai përfshin karrierën muzikore të Lauperit, aktivizmin, feminizmin dhe stilin punk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë për gazetarët në premierën e këtij projekti në Los Angeles, artistja tha se rrëfimi i historive personale është i rëndësishëm.
“Ne të gjithë mësojmë nga historia e njerëzve tjerë. Prandaj unë gjithmonë i ndaj tregimet e mia. Shpresoj që kur publiku ta shikoj dokumentarin dhe historinë që paraqet, t’i dëgjojnë ato me vëmendje. Dhe nëse e gjejnë veten në ndonjërën prej atyre situatave, të mësojnë nga to dhe të kujdesen të mos i bëjnë të njëjtat gabime. Sepse kur njerëzit ndajnë rrëfime nga jeta e tyre personale, t’i gjithmonë mëson diçka të re nga to”.
Dokumentari “Let the Canary Sing” tashmë është lansuar për publikun mbarë botëror.