Këngëtarja Lady Gaga ka nxitur spekulime se është shtatzënë pasi u shfaq me bark të fryrë në dasmën e motrës së saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, ka shkuar të premten në një ndejë paramartesore të motrës së saj, e cila u mbajt në hotelin ViewPoint, raporton The Sun.

Familja e saj ka marrë me qira të tërë hotelin për të gjithë vikendin, ku Gaga u shfaq me një fustan të zi të shkurtë e të ngushtë, i cili vinte në pah format e saj trupore, përfshirë edhe barkun e rrumbullakosur.
Në ceremoninë kryesore të dasmës, ylli kishte veshur një fustan ngjyrë krem me pala dhe dukej e lumtur përkrah partnerit të saj, Michael Polansky.


